Politike

Berisha: Krimet e diktaturës të futen në tekstet shkollore

Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, Berisha tha se kjo gjë do të shërbente për të ndërgjegjësuar shqiptarët që këto krime mos të përsëriten.

15 Maj 2022, 18:39 Nga DOSJA
Berisha: Krimet e diktaturës të futen në tekstet shkollore
Sali Berisha

LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në tekstet shkollore duhet të futën krime e komunizmit në vend. Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, Berisha tha se kjo gjë do të shërbente për të ndërgjegjësuar shqiptarët që këto krime mos të përsëriten.

"Në shkolla do futet teksti për barbaritë e diktaturës në Shqipëri. Kjo është e domosdoshme që të kapitalizohet si ndërgjegje kombëtare ajo që ndodhi me ne. Krimet e Enver Hoxhës ishin të njëjta me ato të Hitlerit.  Për të ndihmuar shqiptarët që kurrë të mos përsërisin më akte të tilla. Është e domosdoshme të bëhet element parësor në ndërgjegjen tonë" tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll