Politike

Berisha: Rama ka shkelur Kushtetutën, firmos që ministrat e tij të pasurohen

Gjatë një takimi me demokratët e e Shkodrës, Berisha tha se Rama po firmos vendim pas vendimi në mënyrë që Ministrat e tij të pasurohen. 

15 Maj 2022, 19:54 Nga DOSJA
Berisha: Rama ka shkelur Kushtetutën, firmos që ministrat e tij
Sali Berisha

SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama ka shkelur Kushtetutën. Gjatë një takimi me demokratët e e Shkodrës, Berisha tha se Rama po firmos vendim pas vendimi në mënyrë që Ministrat e tij të pasurohen. 

"Sot Kushtetuta, neni 70 i saj, Edi Rama firmos vendim pas vendimi që ministrat e tij të marrin dhjetëra mijëra metër katror tokë në brigjet më të bukura të vendit, të shpallen investitor strategjik. Një kryeministër që të firmosë një vendim të tillë, duke shkelmuar Kushtetutën, e bën vetëm kur është bashkë-aksioner dhe e ka verbuar lakmia e papërmbajtur për të pasuruar veten. Shembuj të tillë janë zinxhir. Aferat janë të pafundme në këtë aspekt. Ligjet asnjëri prej tyre nuk i lejojnë. Rikthimi i ligjit, vendosja e qëndrimit në radhë të parë të kryeministrit në ligj, bën të mundur funksionimin e shtetit ligjor,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll