Politike

"Basha e Bardhi janë lepuj", demokrati-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët

Në Lezhë demokrati gjatë fjalës së tij drejtuar Berishës, tha se ndjen keqardhje për Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, të cilët i quajti lepuj. 

15 Maj 2022, 18:10 Nga DOSJA
"Basha e Bardhi janë lepuj", demokrati-Berishës:
Sali Berisha

LEZHË- Një demokrat gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se e do atë më shumë se sa do fëmijët e tij. Në Lezhë demokrati gjatë fjalës së tij drejtuar Berishës, tha se ndjen keqardhje për Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, të cilët i quajti lepuj. 

“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim,  Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll