Politike

Berisha nga Shkodra: Më 6 Mars mundëm pseudo-opozitën

Gjatë një komunikate me demokratët në Shkodër, Berisha tha se përpjekja e tyre ja doli që shkodranët të largonin pseudo-opozitën e Bashës.

15 Maj 2022, 19:30 Nga DOSJA
Berisha nga Shkodra: Më 6 Mars mundëm pseudo-opozitën
Sali berisha

SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më 6 Mars shkodranët kanë fituar kundër regjimit. Gjatë një komunikate me demokratët në Shkodër, Berisha tha se përpjekja e tyre ja doli që shkodranët të largonin pseudo-opozitën e Bashës.

"Nuk u pajtuan me përpjekjen e autokracisë shqiptare për të shndërruar PD-në në një kallp-opozitë. Qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, interesit kombëtar të shqiptarëve. Për një komb që ka vuajtur nga tirania më e egër, vetëkuptohet që demokracia dhe sistemi demokratik janë më të çmuar dhe më jetik. Përpjekja jonë ishte epike. Përshkoi një rrugë të vështirë,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll