Politike

Berisha heq firmën nga kërkesa për mocion me debat, Rithemelimi 0 koment

Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Që u rrëzua (publikisht të paktën)!

15 Maj 2022, 19:03 Nga DOSJA
Berisha heq firmën nga kërkesa për mocion me debat, Rithemelimi 0
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë; asnjë komunikim apo bashkëpunim me paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha. Zyrtarisht, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të socialistëve tha se maxhoranca nuk do të pranojë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputetit Sali Berisha, për shkak se sipas tij ai është shpallur non-grata nga Amerika. Megjithatë Berisha e bëri tijën. Dy herë madje.

Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Që u rrëzua (publikisht të paktën)! Më pas, kërkoi edhe votim për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, rezolutë që po ashtu u rrëzua me shumicë votash në Kuvend.

Berisha heq firmën nga kërkesa për mocion me debat, Rithemelimi 0
Letra me firmën e Berishës

E mesa duket dhe Berisha është tërhequr. Në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend me nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma Berishës. Në dokumentin që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend është hedhur firma e Petrit Vasilit, Erisa Xhixhos, Monika Kryemadhit, Tritan Shehut, Edmond Spahos, Oerd Bylykbashit, Albana Vokshit, Belind Këllicit, Edi Palokës dhe Flamur Nokës. Berisha nuk është askund.

Berisha heq firmën nga kërkesa për mocion me debat, Rithemelimi 0
Letra pa firmën e Berishës

Duke qenë se kërkesa nuk është firmosur nga Sali Berisha ajo është përfshirë menjëherë në procedurë parlamentare dhe do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00, për t’u parë nëse do të kalohet nga socialistët.

E sa i përket debateve me Ramën, Berisha duket se do të varet për të marrë fjalën vetëm për replikë, nëse ndonjë nga socialistët i përmend emrin. Megjithatë Dosja.al u interesua pranë zyrës së shtypit për të mësuar më shumë detaje lidhur me lëvizjen e Berishës, por deri më tani "Rithemelimi" ka zgjedhur që të mos komentojë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll