Politike

Berisha paralajmëron Ramën: Drejtimi ynë është BE-ja, mos gabo të lëvizwsh 1 milimetër

Berisha nga Lezha tha se nga qeveria e tij, Shqipëria është anëtarësuar në NATo si dhe kanë hequr vizat.

15 Maj 2022, 18:49 Nga DOSJA
Berisha paralajmëron Ramën: Drejtimi ynë është BE-ja,
Sali Berisha

LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar paraardhësin e tij Edi Rama, pasi ky i fundit tha se do ndaj nga Maqedonia e Veriut nëse nuk do hapeshin negociatat me Bashkimin Evropian. Berisha nga Lezha tha se nga qeveria e tij, Shqipëria është anëtarësuar në NATo si dhe kanë hequr vizat. Ai gjithashtu ka theksuar se Rama ka bllokuar statusin për vend kandidat me 3 ligje kur ishte në opozitë. Berisha theksoi se Rama nuk duhet të lëvizë asnjë milimetër, pasi drejtimi i vendit është vetëm Evropa.   

“Si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje me të cilën duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet vetes shqiptar. Që i beson Shqipërisë, unë ju them ju, vend me potencial si ky vend nuk ka. Nëse i vendosim vetes qëllim të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Ne krijuam klimën e biznesit, dyfishuar rrogat dhe pensionet. Shqiptarët panë se këtu mund të jetohet dhe të ndërtohej një jetë në përmirësim. Nuk u ndal treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Para zgjedhjeve, mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me 3 ligje. Shumë thanë se nuk e kanë kundër Europës. Çfarë ndodhi këto 8 vite, cilat janë hapat? Tani del dhe thotë se po nuk na e dhatë, do shohim drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar dhe Bashkimi Europian. Paraardhësit kanë luajtur me drejtimin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do jetë shqiptar”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll