Aktualitet

Berat/ Humbi jetën teksa punonte me kamion, nën hetim pronari i firmës ku punonte 36-vjeçari

23 Prill 2019, 21:18 Nga DOSJA
Berat/ Humbi jetën teksa punonte me kamion, nën hetim pronari i

TIRANË– Prokuroria ka nisur procedimin penal për teknikun e firmës, ku edhe punonte 36-vjeçari, i cili humbi jetën në një aksident në Malin e Tomorit. (Lexo këtu)

Në procedim penal është tekniku i firmës së Kantierit të nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, Vangjel Demiri, 77 vjeç, nga Tirana.

Tekniku, mësohet se punonte me kohë të pjesshme pranë kësaj firme, ndërkohë që do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

36-vjeçari Besnik Kanani humbi jetën të dielën gjatë një aksidenti në punë, në fshatin Dëvri të Tomorrit. Kanani ishte shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ. Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin, që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Mësohet se viktima jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne malin e tomorrit berat besnik kanani vangjel demiri aksident ne malin e tomorrit berat besnik kanani vangjel demiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2019, 18:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit. N...