Aktualitet

Kandidoi për këshilltar bashkiak/ Kush është Elton Pikli, anëtari i bandës së Rinasit që punonte si kasap në Krujë (Fo

23 Prill 2019, 17:23 Nga DOSJA
Kandidoi për këshilltar bashkiak/ Kush është Elton Pikli,

TIRANË- Autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Elton Pikli është arrestuar nga policia në Qafë Thanë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Elton Pikli, banues në Krujë në qytet ku edhe ushtronte profesionin e kasapit.

Pikli mësohet se ka qenë person me precedent të mëparshëm penal por mesa duket kjo nuk e ka ndaluar 32-vjeçarin Pikli për të kandiduar për këshilltar bashkiak.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Pikli garoi për një vend në këshillin e qytetit nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare”.

32-vjeçari është arrestuar mesnatën e djeshme teksa kthehej nga Bullgaria. Ai akuzohet për: “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton pikli grabitja ne rinas elton pikli grabitja ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2019, 18:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit. N...