Prishja e banesave në Këlcyrë, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak
23 Prill 2019, 20:08Nga DOSJA
Debati për prishjen e banesave në Këlcyrë, vijon ende, pasi banorët presin që të anulohet projekti i bashkisë Këlcyrë për ndërtimin e një lulishte, e cila prek banesat e rreth 30 familjeve.
Ndërsa mbledhja e këshillit bashkiak që ishte programuar për t’u zhvilluar këtë të martë, u shty sërish, si pasojë e mos plotësimit të mjaftueshëm të kuorumit për të zhvilluar një mbledhje normale. Ky fakt është konfirmuar edhe prej këshilltarit të PS në këtë bashki Dilaver Rexhepi. Më tej ai shprehet se mbledhja e rradhës do të zhvillohet të martën e ardhshme, ku do të diskutohet për ankesat e qytetarëve për prishjen e banesave të tyre, si dhe për miratimin e ndihmës ekonomike e shumë projektvendime të tjera.
Nga ana tjetër banorët e prekur nga projeki i pedonales në Këlcyrë shprehen se bashkia ka 6 muaj që nuk zhvillon asnjë mbledhje për arsye enigmatike. Ndërkohë bëjnë me dije se kallëzimi penal kundrejt bashkiakut Klement Ndoni në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë, vijon ende.
Ka kaluar më shumë se 1 muaj që prej protestës së parë të banorëve të Këlcyrës kundër projektit të bashkisë së këtij qyteti dhe ende nuk po arrihet në një zgjidhje. Banorët shprehen të vendosur në mbrojtje të shtëpive të tyre, të cilat sipas tyre po prishen për të vënë në jetë një lulishte që nuk i shërben askujt.
Mbi 28 familje në Këlcyrë rrezikojnë që t’iu shemben banesat për shkak të projektit që përfshin rehabilitimin e qendrës së Këlcyrës. Bashkia Këlcyrë pretendon se i ka informuar banorët, por nga ana tjetër këta të fundit thonë se projekti duhet anuluar, pasi edhe dëmshpërblimi është qesharak.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
“Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin godinë dhe në të njëjtën qeli ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nu...
GJIROKASTËR- Debati për prishjen e banesave në Këlcyrë, vijon ende, pasi banorët presin që të anulohet projekti i bashkisë Këlcyrë për ndërtimin e një luli...
TIRANË- Autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Elton Pikli është arrestuar nga policia në Qafë Thanë. Bëhet fjalë për 32-vjeç...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në analizën e tij të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit shprehet se paratë nuk janë zhvendosur shumë larg zonë...
Aktualitet23 Prill 2019, 18:18
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit. N...
TIRANË– Pas arrestimit të Elton Piklit, të dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim në Twit...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pubikuar emrin e një tjetër personi që mund të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit...
TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhet populli palestinez.Me anë të një postimi në rrjet...