Aktualitet

23 Prill 2019, 18:18 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit.

Në studion e “Report Tv”, Artan Hoxha ka treguar se 38-vjeçari nga Kruja Oltion Veseli mund të ishte shqiptari i parë, i cili do të dërgohej në burgun e Guantanamos. 

Sipas Hoxhës, gjatë vizitës së ish-presidentit të SHBA, Xhorxh Bush, Veseli u dërgua në Sarandë duke u mbajtur atje një javë për shkak të rrezikshmërisë. 

Një shoqatë e kishte çuar në Sama të Jemenit për të studiuar teologji. Sama historikisht ka qënë një bazë e fortë e organizateve terrorite. Dhe çuditërisht ky i ri dërgohej për të bërë studime teologjike. Qëndroi 4-5 muaj në Jemen ku u trajnuar dhe pastaj u dërgua në Afganistan. Atë kohë Bin Laden ishte ende gjallë. Në një betejë, ishte bërë e mundur që të kapeshin dy shtetas shqiptarë, njëri prej tyre edhe Olti Veseli. U kap nga marinsat amerikanë. Ka qënë edhe mundësia që të dërgohej në Guantanamo, do bëhej shqiptari i parë që do të shkonte atje. Në fund të hetimit u soll në Shqipëri. Ritheksoj se familja e tij nuk ka qënë praktikante e ndonjë besimi, ishin bektashinj. Nga besimtarët në xhaminë e rrugës së Kavajës shihej si hero për shkak se kishte luftuar. Kur ish-presidenti Xhorxh Bush erdhi në Shqipëri, Olti Veseli është marrë është çuar në Sarandë dhe është kthyer pas një jave. Amerikanët e kanë pasur nën vëshgim. Nga fakti që ka qënë direkt në pistë, besoj se prej eksperiencës që ka patur si luftëtar. Kujtoj që ky grup më parë ka pasur rekruatuar ish-komando,“-tha Artan Hoxha. 

Oltion Veseli, 38 vjeç nga Kruja dyshohet si autor i grabitjes së ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit ku edhe u vodhën 6.7 milionë euro. Pëveç tij në prangat e policisë kanë rënë: Elton Pikli;  Alkond Bengasi; Saimir Çela dhe Renaldo Sula. Gjatë grabitjes gjithashtu mbeti i vdekur edhe Admir Murataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha grabitja ne rinas oltion cela artan hoxha grabitja ne rinas oltion cela

Sondazh

Poll