Aktualitet

Arrestimi i autorit të 5-të të grabitjes së Rinasit/ Lleshaj: Po shtrëngohet ‘dara’

23 Prill 2019, 18:08 Nga DOSJA
Arrestimi i autorit të 5-të të grabitjes së Rinasit/

TIRANË– Pas arrestimit të Elton Piklit, të dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në Twitter, Lleshaj përgëzon punën e Policisë së Shtetit, duke shtuar se vazhdon puna për goditjen ndaj grupit të grabitësve në Rinas.

“Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!”, shkruan Lleshaj.

Ndërkohë, pak më parë, lidhur me kapjen e autorit të 5-të ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale ai u shpreh se rrethi i keqbërësve po ngushtohej prej fuqisë goditëse që Policia e Shtetit po i jepte krimit. (Lexo këtu)

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 6.7 milionë euro. Deri tani janë arrestuar; Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Pjesëtar në bandën e “Rinasit” ishte edhe Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pak pas grabitjes. Shtatë vijojnë që të jenë ende në kërkim, mes tyre Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish-polic, Mareglen Hoxha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elton pikli elton pikli grabitja ne rinas sander lleshaj arrestohet elton pikli elton pikli grabitja ne rinas sander lleshaj

Sondazh

Poll