Aktualitet

‘Më futën në të njëjtën qeli, kisha frikë’/ Zbardhet dëshmia e Bandiol Tushës para se të vritej në burgun

23 Prill 2019, 19:49 Nga DOSJA
‘Më futën në të njëjtën qeli, kisha

Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin godinë dhe në të njëjtën qeli ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Si idiot. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Ky është një fragment nga dëshmia e Bandiol Tushës, që kishte dhënë për hetuesit grekë lidhur me ekzekutimin e avokatit Zafeiropoulos në tetor 2017. Bardhyl Tusha vuante dënimin në burgun e Koridhalos dhe më 27 Janar u gjet i vdekur në qelinë e tij. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike por vetëm pak ditë më parë ekspertiza doli në përfundimin se 34-vjeçari ishte mbytur.

Shtypi grek ka raportuar se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy autorëve të dyshuar të vrasjes së avokatit grek Michael Zafeiropoulos.

Sipas mediave të greke, kreu i “Mafias së burgut” të Koridhalos është shqiptari Klodian Lekocaj, i cili e kishte denoncuar vetë i pari vdekjen e Tushës. Madje, ai kishte kërkuar edhe komunikim me gazetarët që çështjen ta bënte mediatike për të zhvendosur vëmendjen.

Disa ditë para vrasjes së Bardhyl Tushës, më 14 Janar në burgun e Koridhalos ishte vrarë me thikë Albert Bako, gjithashtu nga disa shtetas shqiptarë.

Marrë nga  Tovima.gr

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandiol tusha burgu i koridalosit greqi vrasja e bandiol tushes bandiol tusha burgu i koridalosit greqi vrasja e bandiol tushes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2019, 18:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit. N...