“Policia mban të arrestuar për protestën një të sëmurë mendor”, Berisha publikon emrin
23 Prill 2019, 20:24Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se pas protestës së 13 prillit, policia i ka arrestuar vëllain e tij, i cili vijon të jetë në burg ndonëse është me probleme mendore.
Qytetari shprehet se i arrestuari është Edmond Bushi, i cili trajtohet me kemp dhe ka kartelë mjekësore.
Postimi i plotë:
Nje akt tjeter kriminal i krye, krye kreut te meduzes!
Edvin Kristaq Urrejtesi urdheron mbajtjen ne burg te protestuesit me kartel mjeksore psiqiatrike. Krim politik i shemtuar!
Lexoni denoncimin e familjarit dixhital. sb
Pershendetje, ju shkruaj per nje rast shume alarmant,me protestat e 13 prillit me kane ndaluar vellain, Edmond Bushi….problemi qendron se vellain e kam me te meta mendore dhe trajtohet me kemp, me kartele mjekesore, e kane nxjerre ne gjygj dhe e kan len ne burg!! Nuk e kuptoj se ishin te ndalur 40 veta dhe 3 prej tyre jane ndalur ne burg, nder keta te 3 eshte dhe vellai im qe eshte me kartele mjeksore, si ka mundesi qe nuk i quan nje mjek per ta verifikuar, dhe si nuk i kan marre parasysh kartelen mjeksore, kjo gjykatese qe e la ne burg a ka qene ne rregull nga mendja apo jo?? Vetem per ti then kryeministrit ja Z.kryeminister kemi burgosur njerez per protesten e 13 prillit?? Se normal sa per tja nxjerr emrin neper media per te treguar sa te forte e kemi shtetin qe denon nje person me te meta mendore!!! Ju lutem me ndihmoni…
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GRAMSH- Bashkia e Gramshit nëpërmjet faqes së saj, ka njoftuar banorët e fshatit Silarë se po përfundojnë punimet për ndërtimin e ambulancës së re në këtë fshat...
Debati për prishjen e banesave në Këlcyrë, vijon ende, pasi banorët presin që të anulohet projekti i bashkisë Këlcyrë për ndërtimin e një lulishte, e cila prek ...
“Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin godinë dhe në të njëjtën qeli ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nu...
GJIROKASTËR- Debati për prishjen e banesave në Këlcyrë, vijon ende, pasi banorët presin që të anulohet projekti i bashkisë Këlcyrë për ndërtimin e një luli...
TIRANË- Autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Elton Pikli është arrestuar nga policia në Qafë Thanë. Bëhet fjalë për 32-vjeç...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në analizën e tij të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit shprehet se paratë nuk janë zhvendosur shumë larg zonë...
Aktualitet23 Prill 2019, 18:18
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së Rinasit. N...
TIRANË– Pas arrestimit të Elton Piklit, të dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim në Twit...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pubikuar emrin e një tjetër personi që mund të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit...