Politike

Soreca për tërmetin e 26 nëntorit: Do punojmë për tu rimëkëmbur, më të fortë së bashku

26 Nëntor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Soreca për tërmetin e 26 nëntorit: Do punojmë për tu

TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka kujtuar tërmetin e 26 nëntorit 2019. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se sot kujtohen viktimat e një viti më parë ndërsa rikujton se BE dhe shtetet anëtare janë krah Shqipërisë.

‘Më 26 Nëntor 2019 shqiperia u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidariteti i BE dhe shtetet anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për të rimekembur ! #Me te forte se bashku.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca termeti i 26 nentorit luigi soreca termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll