Politike

Një vit nga tërmeti me 51 viktima, Rama nuk ndodhet në Shqipëri, me Ahmetaj bën udhëtimin e gjatë… Ku kanë shkuar?

26 Nëntor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Një vit nga tërmeti me 51 viktima, Rama nuk ndodhet në

TIRANË– Një vit nga tërmeti me 51 viktima, por kryeministri EdiRama nuk ndodhet në Shqipëri. Kryeministri i vendit dhe Ahmetaj kanë udhëtuar drejt Dubait, ndërsa interpelancën në Parlament në vend të Ramës do e bëjë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Deputeti Taulant Balla tha se Rama ka shkuar në Dubai për të mbyllur një marrëveshje të madhe për procesin e rindërtimit. 

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne dubai edi rama edi rama ne dubai

Sondazh

Poll