Politike

1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, Lleshaj: Respekt e mirënjohje për punonjësit e Policisë, zjarrfikësit, personelin shënd

26 Nëntor 2020, 07:34 Nga DOSJA
1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, Lleshaj: Respekt e mirënjohje

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kujtuar ditën e sotme tërmetin e një viti më parë që mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi qindra të tjerë.

Lleshaj ka ndarë në Facebook një foto nga rrënimi i një pallati ku krahas saj shkruan se shpreh respektin për punonjësit e policisë, zjarrëfikëset, personelin shëndetësor dhe të gjithë miqtë që na ndihmuan nga bota.

‘Sot përkujtojmë me dhimbje viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe shprehim respekt e mirënjohje për punonjësit e Policisë, zjarrfikësit, personelin shëndetësor, miqtë që erdhën nga bota dhe gjithë ata që me përkushtim, solidaritet dhe sakrificë kontribuan që të shpëtohej jeta e shumë shqiptarëve të tjerë’- shkruan Lleshaj.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj termeti i 26 nentorit sander lleshaj termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll