Politike

“Ju them me zemër”/ Ministrja Manastirliu thirrje pacientëve me Covid-19: Mos ejani vonë në spitale, besojini mjekëve!

26 Nëntor 2020, 09:42 Nga DOSJA
“Ju them me zemër”/ Ministrja Manastirliu thirrje

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjithë qytetarët në këtë kohë pandemie. Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu i ka kërkuar që të shkojnë në spitale për të mos i dëgjuar zërat e opozitarëve. Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se vendi ka 1600 shtretër të lirë për të përballuar gjithë situatën e pandemisë në vendin tonë.


“Skenarët tanë përfshijnë numrin e 1600 shtretërve për të përballuar të infekuarit në të gjithë vendin. 7 mln euro ka qënë mbështetja për bonusin special. Për vitin që vjen do të ketë rritje historike pagash. Qeveria është angazhuar me COVAX për vaksinën anti-COVID. Nuk do të doja çfarë do të kishte ndodhur, nëse nuk do të kishin investime. Ne e kemi ndërtuar këtë sistem të urgjencës kombëtare, falë vizinit të Ramës dhe punës së kolegut Beqja. Investimi nuk do të mungojë asnjë herë. Asnjë qytetar nuk ka mbetur pa shërbim. Mundet të bëjmë edhe më shumë, ndaj filluam përfshirjen e paketës së rimbursimit. I them çdo qytetari me zemër që mos kini frikë të shkoni në spitali. Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Sot nuk është koha për retorika boshe, mos dëgjoni ata që nuk u kujdesën ndonjëherë për ju. Është koha për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të zbatuar rregullat,”-tha Manastirliu.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 26 nentor 2020 ogerta manastirliu seanca plenare 26 nentor 2020

Sondazh

Poll