Politike

Gjuzi i kërkon llogari Kryetarit të Kuvendit: Jemi gati 120 veta në sallë, dua shpjegim! Ruçi: E ulëm kohën, jemi në të

26 Nëntor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Gjuzi i kërkon llogari Kryetarit të Kuvendit: Jemi gati 120 veta

TIRANË– Seanca e sotme plenare nisi me një debat mes Kujtim Gjuzit dhe Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjuzi kërkoi nga Ruçi të dinte se përse në sallë janë 120 politikanë kur në fillim u tha se do ishin shumë më pak në kuadër të masave anti covid.

Ruçi tha se seancat janë miratuar nga Komiteti i Ekspertëve e se janë marrë masat e duhura kundrejt pandemisë.


Pjesë nga biseda:

Kujtim Gjuzi: Ti e di që unë nuk abuzoj kollaj kur e marr fjalën. Sot në Kuvend jemi gati 120 veta, dua shpjegim. Nëse iu shohin, veprojnë si iu. Kam kasetë të drejtorit të spitalit në Krujë që u kërkon pacientëve.

Gramoz Ruçi: Ministria dhe komiteti na kthyen përgjigje, na thanë që kuvendi të vazhdojë punë dhe të ruajë të gjitha masat distanca fizike, të mbajnë maskat dhe të ulet koha e qëndrimit në sallë në seancat plenare. Kjo është arsyeja se duke vlerësuar këtë rekomandim e ulim kohën nga 4 orë në 3 orë. Jemi në të gjitha rregullat e komitetit të ekspertëve.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 26 nentor 2020 seanca plenare 26 nentor 2020

Sondazh

Poll