Politike

‘Basha ma ka thënë’/ Duka: PD dhe LSI nuk do të dalin me listë të përbashkët në 25 prill

26 Nëntor 2020, 07:25 Nga DOSJA
‘Basha ma ka thënë’/ Duka: PD dhe LSI nuk do të dalin

TIRANË– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” në News24, se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo deklaratë ishte bazuar në ato që Basha i kishte thënë Dukës, tregoi në studio politikani.

Nuk bëhet. Ata i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD.Do thoni ju pse PD do na futë neve në listë? Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, por 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një deputet”, – tha Duka.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka lulzim basha agron duka lulzim basha

Sondazh

Poll