Politike

Veliaj ndan videon e Ramës, kujton tragjedinë e një viti më parë: Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e

26 Nëntor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Veliaj ndan videon e Ramës, kujton tragjedinë e një viti më

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka ripostuar në Facebook videon e kryeministrit Rama në lidhje me 1 vjetorin e tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019.

Veliaj shkruan se kujtimi i viktimave do të jetë i paharrueshëm e se më e keqja ka kaluar. Ndër të tjera Kreu i Bashkisë thotë se më e mira është para nesh.

I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më pare. Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh’

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj termeti i 26 nentorit erjon veliaj termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll