Aktualitet

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, trualli i familjes Lala i shkretë, familjarët nuk duan të kthehen aty

26 Nëntor 2020, 10:13 Nga DOSJA
Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, trualli i

THUMAN– Ka kaluar 1 vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori jetën e 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. A2′ ka bërë publike pamjet e shtëpisë së familjes Lala e cila u shemb dhe fatkeqësisht brenda saj humbën jetën 8 antarë të familjes.

Pjestarët e familjes që kanë mbetur të gjallë nuk duan të kthehen më aty pasi toka ku ka qënë shtëpia i kujton dhimbjen e madhe që kanë kaluar 1 vit më parë.

Nga një shtëpi gjysëm e rrënuar, pamjet që vijnë sot nga Thumana janë shumë të trishta pasi toka e familjes është një fushë në të cilët njerëzit lëvizin lirisht sikur të ishte një rrugë e hapur.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termeti i 26 nentorit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll