Aktualitet

‘S’ka më fëmijë me qa për nënën, s’ka më nënë me qa për fëmijët’/ Dedikimi prekës për anë

26 Nëntor 2020, 10:11 Nga DOSJA

THUMANË– Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi më së shumti familjen Cara, e cila humbi 5 persona, ndërsa gjallë mbeti vetëm kryefamiljari Albert Cara. Ky i fundit i ka bërë një dedikim prekës familjarëve të tij në banesën e tyre të fundit. 

Atë të martë të zezë nëntorit, ai tërmet i zi jetën ua mori. Erdhi nëntokë papritur dhe u vërsul mbi ju si i uritur. Eh tërmet fort me lëkundje mi dhe dhimbje shpirtit tim, s’ka më fëmijë me qa për nënën, s’ka më nënë me qa për fëmijët. Qau dhe qielli mbi rrënona leshun lot dhe ret e zeza familja e Bert Carës u shpërngul, në varrezë sa shumë u luta poshtë nën rrënoja, por ishte errësirë dhe s’ju shikoja, sa shumë qava dhe rënkova, por asnjë dot nga ju nuk shpëtova. Mendova se do bëhem gjysh, por as baba nuk mbeta. M’u ça jeta në dysh nga plagët që më dha jeta. Më plasi zemra nuk di ku të shkoj, s’ka doktor të më shërojë, veç i lutem të madhit Zot të vij te ju në tjetrën botë. Emrat tuaj në zemër i kam shkruar, ju jeni kujtimi më i bukur që s’kam për t’iu harruar. Përjetësisht në zemrën time, Fatmira, Alrimi , Stela, Erisa Hasan,“-shkruhet në dedikim.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert cara termeti i 26 nentorit albert cara termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll