Aktualitet

‘Ishte ankth dhe tmerr’/ Humbi gjithë familjen gjatë tërmetit, Albert Cara nuk i përmban lotët, fjalët prekëse që i

26 Nëntor 2020, 10:02 Nga DOSJA
‘Ishte ankth dhe tmerr’/ Humbi gjithë familjen gjatë

THUMANË– Albert Cara është një prej më të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Ai humbi të gjithë anëtarët e familjes, të cilët mbetën nën rrënojat e banesës së tyre. Për homazhe në varrezat e të ndjerëve ishte edhe nëna e nuses së familjes Cara, nënës së Stelës. Të dy kanë ndarë momentet e ferrit.


PJESË NGA INTERVISTA:

E ëma e Stelës: U nisa për në punë mora vesh lajmin. Në rendinim spital në spital, vajza ime dhe dhëndri kanë dalë të fundit fare. Ishte ankth dhe tmerr.

Albert Cara: E di që kam qënë 8 orë nën rrënoja. Isha i mpirë, u thashë që më keni nxjerrë trupin, por këmbët i kam brenda.

Arsen Rusta: I the djalit tek varrezat: Ike shpejt, nuk e përballove

Albert Cara: *përlotet E kisha shok jo djalë. I vogli kishte emrin e babait tim, por e la shumë shpejt. Djalin e madh e kisha shok, vajzën adrenalinë, ndërsa nusja ishte mjalti i mjaltit.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(k.m/dosjaal)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert cara termeti i 26 nentorit albert cara termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll