Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria në gjumë! Ku janë sot hetimet për 51 jetët e humbura, vetëm një dosje në gjykatë, a

26 Nëntor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria në gjumë! Ku janë sot

TIRANË– Dita e sotme shënon një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku ndërruan jetë 51 persona që mbetën nën rrënojat e banesave të tyre. E teksa drejtësia foli shumë, pritej shumë nga hetuesit, por deri më tani vetëm njëra nga dosjet penale të nisura ka përfunduar në gjykatë.

Gazetari Elton Qyno raporton se pas një viti këto hetime janë zbehur, ndërkohë që edhe pandemia ka bërë të sajën për të vënë në “gjumë” prokurorët. E vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI, e zyrës së urbanistikës të Bashkisë Durrës. Prokuroria e Durrësit, në muajin dhjetor 2019, urdhëroi arrestimin e 18 personave, mes të cilëve, çiftin e inxhinierëve Arben dhe Dëshira Qato, pronare e “Vila Palma”; Ruzhdi Xheka pronar i hotel “Mira-Mare”; Ramiz Shehu, ndërtues i “Vila Lala” dhe Abdulla Osmani, pronar i hotel “Tropikal”. Ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe Ahmet Doda, drejtori i Kavalishencës në Durrës dhe inxhinieri, Dëfrim Celami, të cilët kanë ndërruar jetë.

Por edhe kjo dosje ka hasur vështirësitë e saj, pasi një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, pjesa më e madhe e akuzave kanë rënë. 4 nga të pandehurit akuzohen për “vrasje nga pakujdesia”, akuzë kjo që sipas Kodit Penal, parashikon një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim. E gjitha pasi Prokuroria e Durrësit, nuk ka qenë në gjendje të provojë ndaj të pandehurve akuzat e ngritura

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e 27 personave mes të cilëve 3 ish-kryetarë komune Farkë dhe Kashar si dhe ndërtuesen Vjollca Hoxholli, Pëllumb Fortuzi dhe Gerti Çallikun, por edhe kjo dosje nuk solli asgjë, pasi të prangosurit u liran pak ditë më pas, ndërkohë që edhe tani hetimet vazhdojnë.  Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka regjistruar procedimin penal për shkollën e dëmtuar ”Ramazan Jangozi” në Thumanë. Për godinën e dëmtuar janë vënë nën hetim 10 persona, të cilët akzuohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave, por ende s’ka të arrestuar.  E njëjta situatë “gjumi” është edhe në prokurorinë e Kurbinit, Lezhës dhe Kavajës, rrethe këto që u prekën rëndë nga tërmeti.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termeti i 26 nentorit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll