Aktualitet

Humbi nënën dhe djalin në tërmetin e 26 nëntorit/ Servet Vata rrëfen momentet e tmerrit: Isha në Greqi më morën në tel

26 Nëntor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Humbi nënën dhe djalin në tërmetin e 26 nëntorit/

DURRËS-Servet Vata është një burrë nga Thumana, i cili ka humbur nënën dhe djalin e tij 7-vjeçar, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ditën e sotme ai i është drejtuar varrit të tyre, ku dhe ka rrëfyer momentin e tmerrit. Në një intervistë të dhënë në Fax News, kryefamiljari ka rrëfyer momentin e tmerrit, sesi e ka mësuar lajmin e hidhur.

Vate ka treguar se ai vetë ndodhej në Greqi, pasi kishte shkuar për punë sezonale, kur e morën në telefon dhe i treguan për tërmetin, ai mori vesh lajmin e hidhur se nëna dhe djali i tij nuk mundën të mbijetonin. Sakaq, ai ka rrëfyer se ata jetonin në një pallat 5- katësh, i cili kishte pasur plasaritje që në muajin shtator, por nuk ishte rregulluar. Ndërkohë, nga familja e tij kanë mbijetuar vetëm gruaja dhe një djalë, të cilët jetojnë në një banesë sociale në Tiranë të paguar nga shteti bashkë me të, pasi ai ka treguar se nuk është kthyer më në Greqi pas tërmetit.

“Më morën në telefon dhe na thanë se kishte rënë tërmet. Isha në Greqi në atë kohë, kur erdha këtu, ça me pa ishte bërë katastrofë. Familja jetonte në pallatin 5 katësh, mbijetuan veç nusja me djalin, nëna me djalin tjetër nuk dolën dot, nuk shpëtuan. Më keq nuk ka më, është një tragjedi shumë e keqe, ishte një tragjedi, u doli shpirti mezor, kishim 23 vite që jetonim në atë shtëpi. Banesa ka pasur plasaritje që prej shtatorit, por edhe Korrikut të 2018-tës. I patën pa kështu, dhe thanë që do e rregullonin e do na vinin në ndihmë, nuk u mor asnjë gjë për bazë. Pa ndodhur e keqja nuk bëhet asgjë, jetojmë në Tiranë në banesa sociale, na e paguan shteti banesën. Nuk jam kthyer më në Greqi, pas tërmetit”, tregon Servet Vata.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet servet vata servet vata

Sondazh

Poll