Aktualitet

E gjithë familja iu shua nga tërmeti i 26 nëntorit, flet i vetmi i mbijetuar: Do bëhesha gjysh, tani nuk jam as baba!

26 Nëntor 2020, 09:34 Nga DOSJA
E gjithë familja iu shua nga tërmeti i 26 nëntorit, flet i vetmi

TIRANË– I vetmi i mbijetuar i familjes Cara, kryefamiljari Alberti ka rrëfyer në këtë 1 vjetor të tragjedisë së tërmetit ku humbi të gjithë pjestarët e familjes dhimbjen që përjetoi.

Albert Cara shprehet se gjatë tërmetit të parë nusja dhe i biri dolën jashtë banesës për të pirë kafe mirëpo u rikthyen sërish në orën 3 për tu përballur me tragjedinë që i mori jetën. Cara thotë se ato momente kanë qënë tmerr për të pasi pa të gjithë familjarët e tij duke i ikur para syve. Ndër të tjera ai zbuloi se nusja e tij ishte shtatzënë, mirëpo tani nuk është as gjysh e as baba.

Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” tha ai me lot në sy për ‘news24’.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert cara termeti i 26 nentorit albert cara termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll