Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Elbasan, arrestohen edhe dy persona të tjerë (EMRAT)

26 Nëntor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Përplasja me armë zjarri në Elbasan, arrestohen edhe dy persona

ELBASAN- Një ditë pas përplasjes me armë zjarri para stadiumit në Elbasan, dy pesona të tjerë janë arrestuar nga policia si të përfshirë në ngjarje. Të prangosurit janë dy të rinjtë; Ersi Cekani 21 vjeç, i akuzuar për pengim të zbardhjes së të vërtetës, moskallëzim krimi dhe Feliks File 21 vjeç i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan, ku u plagos Ervis Causholli, i cili mori një plumb në shpatull pas një sherri për motive banale me Migert Qosen.

Hetimi ende vazhdon dhe i shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Sipas njoftimit, Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë ‘Vis Korçari’ është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ersi cekani ervis caushllari feliks file migert qosja plagosje ne elbasan ersi cekani ervis caushllari feliks file migert qosja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll