Politike

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri

Mblidhet sërish Kuvendi! Gjithçka 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit. Ministrja Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos vohohen dhe të marrin mjekim në spital. Ndërkohë që debatet nuk kanë munguar, deri në përjashtimin e Erion Picirit. Me 84 vota, në seancën e sotme u miratua edhe ngritja e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Martyt.
Featured image of article: Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri Pamje nga seanca plenare sot
Përditësuar:

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, edhe pse disa ditë më parë u vendos që si pjesë e masave anti-COVID, deputetët dhe ministrat nuk do të mblidhen në një afat të pacaktuar. Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastiruliu e cila u paraqit në Kuvend me dy maska tha se qytetarët nuk duhet të shkojnë me vonesë në spitale e se duhet të dëgjojnë këshillat e mjekëve. Ndërsa u justifikua se tamponët vonoheshin që të kryeheshin pasi kishte fluks të infektuarish. Edhe pse sot kishte interpelancë me deputetin Ralf Gjoni, kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në sallë, pasi bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kishin një takim pune në Abu Dabi.

Mungesa e Ramës u vu re edhe nga deputeti Ralf Gjoni, i cili doli jashtë Kuvendit ku para gazetarëve tha se kryeministri nuk zgjodhi të vinte dhe t’i përgjigjej pyetjeve të tij, por version tjetër dha Balla, i cili tha se numri një i socialistëve po përmbyllte një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti Erjon Piciri u përjashtua nga Kuvendi pasi debatoi me kryetaren Vasilika Hysin. Spiropali nga foltorja e Kuvendit komentoi takimin e një ditë më parë të Presidentit Meta me mjekë dhe ekspertët e shëndetësisë. Ajo tha se në zyrën e Presidentit krijon Komitete anti-shtetërore ku jepen opinione të ndryshme për situatën në vend. Ndërsa Rudina Hajdari kërkoi nga politikanët e pranishëm që të mos debatojnë dhe qëllojnë njëri-tjetrin por duhet t’i japin siguri qytetarëve. Në fund u miratua ngritja e Komisionit për raportin e Dick Marty me 83 vota pro, për të cilin nismëtari Taulant Balla u shpreh se do të mbledhë prova për të ashtuquajtura krimet e UÇK-së në Shqipëri.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin për zhvillimin e seancave plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor, të cilat duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social si dhe me kufizime në kohëzgjatje deri në tre orë.

(a.b/dosja.al)

  • 13:56

    Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt


    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt. Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit. Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

  • 13:43

    Justifikimi i Manastirliut: Testet vonohen se ka fluks, krenaria ime janë mjekët


    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë në foltoren e Kuvendit, se kush prek mjekët do të përballet me shqiptarët duke pranur më pas se ka vonesa në bërjen e testeve dhe marrjen e përgjigjeve të tyre. Mirëpo justifikimi i Ministres ishte se ka shumë fluks pacientësh.

    Në të gjithë situatën në këto 9 muaj të vështirë që ka kaluar Shqipëria kemi dëgjuar shumë të abuzohet me informacionin. Unë dua të siguroj qytetarët shqiptarë që nga dita e parë në këtë luftë qeveria shqiptare ka ndërmarrë çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Kemi 9 muaj dhe asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës. Bilancet bëhen në fund,. Tani është hero ai që thotë të vërtetën sipas autoriteteve shëndetësore dhe jo sipas politikanëve. Ne këtu jemi për të dhënë llogari sepse kemi përgjegjësi të mëdha të cilat jemi duke i çuar përpara. Para 9 muajsh kemi shmangur një valë të pandemisë që do kishte shumë kosto. Morëm një vendim për t’u mbyllur dhe krijuam premisat e nevojshme për të pritur atë që bota e dinte. Nuk fjetëm gjumë dhe as nuk shkuam me pushime. Covid-3 dhe 4 nuk ishin më përpara, janë sot. Nuk i bëri askush. Nuk na i dhuruan, punuam nga dita e parë deri në fund. Dritë në fund të tunelit ka. Na kanë ardhur lajme të mira nga kompanitë ndërkombëtare për vaksinat e efektive që janë zgjidhje e këtij halli të madh. Por deri atëherë nuk do ndalemi asnjë moment. Ne ja kemi dalë falë forcës dhe karakterit. Askush të mos guxojë të prekë mjekët dhe infermierët për të bërë politikë. Kush guxon të prekë mjekët do përballet me gjithë shqiptarët. Edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra dhe po përballemi me dy fatkeqësi të mëdha, çdo ditë humbin jetën njerëzish. Kushdo mund ta vuajë nga ju por unë e vuaj shumë më shumë sepse kam një përgjegjësi. Më besoni se kjo përgjegjësi është nder për mua që m’u besua dhe po më bësohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar. Krenaria ime janë punonjësit e shëndetësisë. A ka problematika, vonesa në sistem? Patjetër që ka. Kush ka thënë që jemi perfekt. Por nëse do ishim 7 vite më parë nuk di si do ta kishim përballuar. Nuk fitohet asgjë. Qytetarët kanë nevojë të besojnë shkencën, autoritetet dhe qeverinë që nuk i kanë lënë asnjëherë vetëm. Do përballemi edhe me sfida. Patjetër që po. A ka pasur vonesa me tamponët, po ka pasur sepse ka pasur shumë fluks. Ne po i forcojmë kapacitetet tona. Do ketë një kohë edhe për të gjykua

  • 13:08

    Balla: I bëj thirrje Bashës që të qetësohet nuk ka komision të posaçëm për ta hetuar atë


    Taulant Balla ka folur për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martin që implikon UÇK-në gjatë seancës së sotme. Në fjalën e tij, Balla iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se duhet të qetësohet pasi ai nuk është pjesë e hetimit, pasi do ishte turp që ai të hetohej.

    ‘Ky komision është për t’u verifikuar çfarë është bërë, ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës, nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë se ne synojmë qe të bëjmë që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet, do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t’i kërkojnë se ca roli ka pasur ai. Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje. E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirësh është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krime lufte dhe krime njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krim ka qenë genocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t’i sqarojmë”, tha Balla në Kuvend.

  • 12:30

    Fondi për rindërtimin, Murrizi: Milionat dergjen në sirtarët e ministrave, bëhen rrush e kumbulla

    Deputeti Myslim Murrizi ka folur në Kuvend për procesin e Rindërtimit teksa sot shënohet 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit të 2019. Murrizi akuzon se milionat e eurove për Rindërtimin marrin vulën në Kuvend dhe dergjen në sirtarët e ministrave dhe më pas bëhen rrush e kumbulla.

    Akti normativ i qeverisë vjen për të marrë votëbesimin e Kuvendit, sanksionet për maskën, një detyrë e shtuar për Policinë e Shtetit, që në kohë pandemie ka qenë jo pak e ngarkuar. Një vit më parë vendi u godit nga tërmeti, 2 muaj më pas de fakto erdhi pandemia. Demagogjia dhe propaganda nga 12 marsi i 2020 deri më sot nuk ka lënë video pa nxjerrë në ekrane e portale vetëm e vetëm sepse mendjet e sëmura për karriget për pushtet kërkojnë që me xhenaze, me fatkeqët t’u gjenden sa më pranë qytetarëve shqiptarë. Sa janë gjallë, i trajtojnë si xhahell, kur vdesin duan t’i ngjallin për një grusht votash më shumë. 14 mijë familje të pastreha, 300 milionë euro dhuratë në forumin e Brukselit. 850 milionë euro janë hua dhe borxhe po nga ai forum. 280 milionë euro deklaroi se ka miratuar në buxhet, po për rindërtimin. 720 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë. Pra milionat e eurove marrin vulën në këtë sallë dhe dergjen në sirtarët e ministrave të tërmetit e të qametit. Bëhen rrush e kumbulla. Në prokurime pa garë, emergjente, të fshehta. Nëse 14 mijë familjeve, do u jepej nga 100 m2 shtëpi, me 300 euro kosto e ndërtimit që është marrëveshje, do duheshin 420 milionë euro që ato 14 mijë familje të merrnin nga një shtëpi 100 m2, nga prilli-maji deri më sot. 1 miliardë e 350 milionë euro, i bie të ndërtoheshin 4 herë. Në cilin vend keni arritur të fusni familje brenda nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, Vorë, Krujë? Ku? Kur do i përdorni 1 miliardë e 150 milionë euro të ndërkombëtarëve, të shqiptarëve. Kur do hyjnë këta 14 mijë shqiptarë në banesa. Kur? Si duket nuk është gjetur ustai që do filloijë të ndërtojë, të gllabërojë, të përfitojë. 700 milionë euro për ministrinë e shëndetësinë.”- tha Murrizi.

  • 12:24

    Zhurmë dhe rrëmujë në KUVEND! Hysi nxehet keq me deputetin: Piciri dilni jashtë! Jeni përjashtuar…pushim të gjithë!

    Vasilika Hysi: Zoti Piciri iu përjashtoj nga seanca pleanre. Është fatkeqësi. Një minutë pushim, ndërpritet seanca. Iu lutem dilni nga salla.

  • 12:24

    E kemi ditur gabim! Selami Jenisheri rrëzon kokat e shkencës, tregon emrin e vërtetë të pandemisë, quhet…”kodi-19″


    E kemi ditur gabim! Gjatë një vitit pandemi, nuk ëshët bërë fjalë për “Covid-19” por për “kodin-19”. Lajmin më të fundit nga fusha e mjekësisë e ka bërë me dije se deputeti i opozitës së re, teksa sapo kiste zbritur nga biçikleta e tij ngjyrë rozë.

    Selami Jenisheri ka falenderuar qeverinë dhe mjekët sot në Kuvend, për mënyrën sesi po e përballojnë pandeminë e shkaktuar nga “kodi-19”. Për më shumë detaje, ndiqni fjalimin e deputetit, fjalë me vlerë nga një intelektuar.

  • 12:00

    ‘Unë flas me të kur të më dojë qejfi…’/ Ralf Gjoni del jashtë Kuvendit, flet para gazetarëve: Rama i bën bisht pyetjeve të mia, ikën në Dubai

    Deputeti Ralf Gjoni ka folur jashtë parlamentit përballë gazetarëve për menaxhimin ndaj pandemisë. Aty Gjoni tha se kanë shkrirë kërkesën e tij për interpelancë me Ramën i cili ka ikur në Dubai për t’iu shmangur pyetjeve që ai kishte për të.

    ‘Dua tju falenderoj, sic jen në dijeni unë në 26 tetor kam kërkuar inteperlance më Ramen me 4 pyetje specifike. Depozitohet një shkresë pacavure, do jua lë ta shikoni dhe ju. Zoti kryetar thotë me situatën aktuale kërkohet ndryshim në strategjinë. Sot në mënyrë cinike, tallëse, kryetari i kuvendit ka vënë firmën në një dokument që nuk respekton as rregullat minimale të gjuhës shqipe ku kërkohet shkrirja e interpelancës me kryeministrin. Duket qartë që kryeminstri do tja delegojë interpelancën ministres. Kjo tregon që Rama i bën bisht pyetjeve në kuvend, unë mund të flas me Ramën kur të më dojë qejfi po tregon që një kryeministër nuk do të përgjgijet në kuvend me disa pyetje të vështira’- tha Gjoni.

  • 11:30

    Hajdari thirrje politikanëve: Të lëmë kostumet politike, duhet të flasim si njerëz. Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë


    Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Më tej ajo i drejtohet politikanëve duke i thënë se nuk duhet të flasin dhe qëllojnë njëri-tjetrin por duhet ti japin siguri qytetarëve.

    “Nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, sepse shqiptarët kërkojnë që ne t’u japim siguri. Nuk mundemi ne sot të flasim dhe të qëllojmë njëri-tjetrin. Detyra jonë është t’u japim shqiptarëve siguri dhe të ndalojmë sherret me njëri-tjetrin. Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë, si diasporë, të shtrijmë dorën me njëri-tjetrin për të krijuar një Komitet për të përcaktuar si do të ecim me këtë pandemi. Të mos zihemi me njëri-tjetrin sepse shqiptarët sot janë të lodhur dhe të stërlodhur. Të lëmë kostumet politike, duhet që sot të flasim si njerëz”, u shpreh ajo.

  • 11:23

    Spiropali komenton takimin e Metës me mjekët: Zyra e presidentit krijon komitete anti shtetërore


    Ministrja Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar takimin e një ditë më parë të Presidentit Meta me mjekë dhe ekspertët e shëndetësisë. Ajo tha se në zyrën e Presidentit krijon Komitete anti-shtetërore ku jepen opinione të ndryshme për situatën në vend. Më tej Spiropali tha se mjekët ishin aty në rolin e një politikani dhe jo të profesionit që kanë të të vërtetë.

    Në mënyrë të padinjitetshme është përballuar me këtë fatkeqësi opozita jonë që herë në zyrën e presidentit krijon komitetet anti shtetërore, jo vetëm antiqeveritare, ku jepen opinione lloj soj mbi situatën pa asnjë kujdes për situatën dhe bilancin ku jemi. Pjesëtarët aty ku ishin jo doktorë, por në rolin e politikanit thanë që nuk ka asnjë strategji qeveria shqiptare. Ka tre strategji qeveria, që po i zbaton pikë për pikë, përfshirë edhe skenarin për vjeshtë dimër që jemi të përgatitur”, u shpreh Elisa Spiropali.

  • 11:22

    Relaks dhe banjo termike! Deputetja bën DENONCIMIN, e thotë hapur nga Kuvendi: Rama bllokon rrugën e lixhave, shkon në Përmet kur do qetësi

    Deputetja Fatjona Dhimitri ka bërë një denoncim në lidhje me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama shpesh herë shkonte në lixhat e Përmetit, dhe bllokonte të gjithë zonën.   Sipas saj, sa herë që kreu i qeverisë kërkonte relaks, nisej për në Përmet dhe izolonte të gjithë rrugën e lixhave.

    “Nuk e di nëse Rama e njeh qytetin e Përmetit apo vetëm rrugën e lixhave që urdhëron të blindohet sa herë që dëshiron relaks,”-tha Dhimitri.

  • 10:54

    Rama mungon në Kuvend, Balla zbulon PRAPASKENAT: Po mbyll një marrëveshje në Dubai, më e madhja për…


    Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zbuluar në Kuvend se sot Rama përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit në Dubai. Sot kreu i qeverisë mungon në Kuvend pasi është nisur në Dubai i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

    “Rama po përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit, që në kushte e kohë të vështira duhen njerëz të fortë, që dinë të drejtojnë. Shqipëria e ka ekipin, me në krye Ramën,”-tha ai.

  • 10:45

    “Ju them me zemër”/ Ministrja Manastirliu thirrje pacientëve me Covid-19: Mos ejani vonë në spitale, besojini mjekëve!


    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjithë qytetarët në këtë kohë pandemie. Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu i ka kërkuar që të shkojnë në spitale për të mos i dëgjuar zërat e opozitarëve. Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se vendi ka 1600 shtretër të lirë për të përballuar gjithë situatën e pandemisë në vendin tonë.

    “Skenarët tanë përfshijnë numrin e 1600 shtretërve për të përballuar të infekuarit në të gjithë vendin. 7 mln euro ka qënë mbështetja për bonusin special. Për vitin që vjen do të ketë rritje historike pagash. Qeveria është angazhuar me COVAX për vaksinën anti-COVID. Nuk do të doja çfarë do të kishte ndodhur, nëse nuk do të kishin investime. Ne e kemi ndërtuar këtë sistem të urgjencës kombëtare, falë vizinit të Ramës dhe punës së kolegut Beqja. Investimi nuk do të mungojë asnjë herë. Asnjë qytetar nuk ka mbetur pa shërbim. Mundet të bëjmë edhe më shumë, ndaj filluam përfshirjen e paketës së rimbursimit. I them çdo qytetari me zemër që mos kini frikë të shkoni në spitali. Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Sot nuk është koha për retorika boshe, mos dëgjoni ata që nuk u kujdesën ndonjëherë për ju. Është koha për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të zbatuar rregullat,”-tha Manastirliu.

  • 10:36

    FOTOT: Frikë jo, kujdes po! Ogerta Manastirliu s’bën shaka me virusin, me dy maska në Kuvend, mezi nxjerr fjalët nga foltorja

    Më mirë dy se një… Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duket se e ka dëgjuar së fundmi këtë shprehje. Sot në Kuvend, ajo është shfaqur me dy maska, njëra mbi tjetrën. Gjatë fjalës së saj në foltore lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë, ministrja dëgjohej teksa fliste me vështirësi, pasi mesa duket i kishte marrë masat më së miri. Me dy maska vënë për të. Epo frikë jo, kujdes po!

  • 10:22

    Gjuzi i kërkon llogari Kryetarit të Kuvendit: Jemi gati 120 veta në sallë, dua shpjegim! Ruçi: E ulëm kohën, jemi në të gjitha rregullat e Komitetit të Ekspertëve

    Seanca e sotme plenare nisi me një debat mes Kujtim Gjuzit dhe Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjuzi kërkoi nga Ruçi të dinte se përse në sallë janë 120 politikanë kur në fillim u tha se do ishin shumë më pak në kuadër të masave anti covid. Ruçi tha se seancat janë miratuar nga Komiteti i Ekspertëve e se janë marrë masat e duhura kundrejt pandemisë.

    Pjesë nga biseda:

    Kujtim Gjuzi: Ti e di që unë nuk abuzoj kollaj kur e marr fjalën. Sot në Kuvend jemi gati 120 veta, dua shpjegim. Nëse iu shohin, veprojnë si iu. Kam kasetë të drejtorit të spitalit në Krujë që u kërkon pacientëve.

    Gramoz Ruçi: Ministria dhe komiteti na kthyen përgjigje, na thanë që kuvendi të vazhdojë punë dhe të ruajë të gjitha masat distanca fizike, të mbajnë maskat dhe të ulet koha e qëndrimit në sallë në seancat plenare. Kjo është arsyeja se duke vlerësuar këtë rekomandim e ulim kohën nga 4 orë në 3 orë. Jemi në të gjitha rregullat e komitetit të ekspertëve.

Shto Koment