Politike

1 vit nga tërmeti, Rama rrëfehet: Ishin ditët më të çmendura të jetës… Një tmerr! Nuk mbaja më mend as datat, i çov

26 Nëntor 2020, 06:58 Nga DOSJA
1 vit nga tërmeti, Rama rrëfehet: Ishin ditët më të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rikthyer përmes një klipi të shkurtër të gjitha përjetimet e tërmetit të një viti më parë. Në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Rama kujton edhe njëherë momentin kur lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin duke treguar se në makinë, rrugës për në Durrës, u kishte dërguar mesazh disa prej kryetarëve të qeverive që mendonte se mund t’i ndodheshin pranë Shqipërisë, por nuk i bëri me dije emrat e tyre. Më pas, Rama përshkruan me detaje gjithë çfarë pa duke përfshirë edhe mendimet lidhur me tragjedinë, duke përfunduar tek rindërtimi. Në “fjalimin e tij”, kreu i qeverisë premton se të gjithë atyre që tërmeti u rrënoi banesat, do të marrin gjithçka pas por duhet të bëjnë durim.

FJALA E RAMËS: 

U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr! Menjëherë telefonatat. Durrësi keq. Aty ishte dhe epiqendra. Mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës. Gjatë githë rrugës flisja me kë mundesha, ministrat, kryetarë bashkish. Laçi keq! Thumana shumë keq! Të gjithë ishin në këmbë, se kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë. i kam çuar aty në makinë në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefat e qeverive që i ndjeja më afër në atë moment. Arrij në Durrës, arritja ishte drithëruese tek rrënojat e pallatit që kishte zënë poshtë banorët. Shoh përpara Edisonin, një ish-deputet tonin që kërkonte motrën bashkë me fëmijët. Një tmerr! Ndërkohë që kisha një frikë, një frikë të çuditshme nga vetmia. Nga një ndjenjë vetmie. Si dilet nga kjo situatë katastrofike për mijëra e mijëra njerëz!? Kanë qënë ditët dhe netët më të çmendura të jetës time. Nuk mbaja mend më as datat pas dy apo tre ditësh. Nuk kënaqem nga puna por kam mësuar se duhet durim. Punët e mira duan kohën e tyre. Bota i ka ngritur shumë kohë më parë atë që shohin ne sot. Na duhet vetëm kohë, punë dhe durim. Përkushtimi i madh nuk na mungon. Kjo mbase është pak por kjo është e sigurtë. Ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve dhe grumbullimet jashtë , natën, turma-turma. Ato daljet me furi, kur dikush shpërndante lajmin se po vjen prapë tërmeti. Ankthi ishte sa kampe, sa kampe mund të ngremë me çadra në kushte minimale për të gjithë këtë milet? E pamundur! Duke kaluar me makinë në rrugën eplazhit më lindi ideja e hoteleve. Dhe çfarë lehtësimi idhte për çdo familje që futej në autobuz për të shkuar në hotel. Iku dhe një, iku dhe një. Dhe ndërkohë hoetelet që mbusheshin e mbusheshin. U jam shuëm mirënjohës në radhë të parë atyre që hapën dyert e stafeve me shumë përkushtim. Pastaj atyre që erdhën për të na ndihmuar për kërkim shpëtimin. As vetë nuk e besoj që na u gjendën aq shumë miq, që Shqipëria pati aq shumë miq në atë moment aq të zymtë. Pastaj konferenca, konferenca e madhe e Brukselit. Përgatiteshim. Varavingo rrugëve sa në Thumanë, sa rrotull Tiranës. Telefonata me miqtë e huaj në makinë, por frika kishte kaluar. Kukuvajkat në Shqipëri natyrisht nuk mungonin, pr arritëm të mbledhim më shumë se 1 miliadë në Bruksel. Njerëzit kanë filluar që të rikthehen në shtëpi. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shtëpitë e tyre të reja javë pas jave. Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Na duhet vetëm kohë, punë dhe durim. Përkushtimi i madh nuk na mungon. Kjo mbase është pak por kjo është e sigurtë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama termeti i 26 nentorit edi rama termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll