Aktualitet

Fejesë në kohë pandemie, ndërhyn policia, arrestohet pronari i një lokali në Fushë Krujë

26 Nëntor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Fejesë në kohë pandemie, ndërhyn policia, arrestohet pronari

KRUJË– Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Krujë pasi kishte organizuar një festë familjare, fejesë, që është në kundërshtim me aktin normativ.

Gjithashtu është ndëshkuar dhe një person i cili është gjobitur disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës vijon kontrollet për parandalimin e përhapjes së Covid-19.Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali, i cili pasi ishte proceduar penalisht 2 herë dhe ishte ndëshkuar disa herë me masë administrative, u konstatua sërish duke organizuar një festë familjare (fejesë) në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas policisë, lokali ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale XH.B, 46 vjeç. Ndërsa është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër. Policia: Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pronari i lokalit arrestohet pronari i lokalit

Sondazh

Poll