Aktualitet

Merr fund arratia! Interpol kap shqiptarin e rrezikshëm, 30 vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë

26 Nëntor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Merr fund arratia! Interpol kap shqiptarin e rrezikshëm, 30 vjeçari

TIRANË– Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë e Vlorës kanë vënë në pranga një 30 vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi G.K do të ekstradohet drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga nga Policia, një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi drejt italise kapet shtetasi i shpallur ne kerkim ekstradimi drejt italise kapet shtetasi i shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll