Politike

Ish-ministrja socialiste i del kundër Ramës: Ka emëruar njerëzit e afërt, s’kanë lidhje me PS-në

11 Shkurt 2019, 20:31 Nga DOSJA
Ish-ministrja socialiste i del kundër Ramës: Ka emëruar

E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” ish-ministrja socialiste Arta Dade ka thënë se ministrat e rinj të emëruar në qeverinë Rama 2 nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste. Sipas Dades, ata janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye janë emëruar.

Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi tmë të afërt të kryeminisrtrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar. PS që krijoi një standard qeverisje nga 97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private.

Nënshkruam marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, këto janë vlerat e PS. Dhe në 2013, kur Rama u bë kryeministër i zhbëri këto vlera dhe pati teorinë që përvoja pengon inovacionit. Këto janë të çuditshme sepse nuk mund t’i heqësh përvojat. 97-2005 pati më shumë anë pozitive sesa dështime. Me modelin e qeverisë Rama është zhbërë një standard i vendosur.

Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS. Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të papërmbushuara. Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë. Dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën,”- përfundoi ish-ministrja Dade.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade edi rama ministrat e rinj qeveria rama 2 arta dade edi rama ministrat e rinj qeveria rama 2

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2019, 17:07

Reforma në Drejtësi e ka fajin

Ka dy lloj reagimesh pas vendimit të një gjykate që i ka hequr dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë.Reagimi i p...