Politike

PD në koalicion me LSI për zgjedhjet e ardhshme, del platforma

11 Shkurt 2019, 20:40 Nga DOSJA
PD në koalicion me LSI për zgjedhjet e ardhshme, del platforma

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po synon të arrijë një marrëveshje parazgjedhore me aleatët, para protestës së paralajmëruar më 16 shkurt. Partitë parlamentare të opozitës kanë rënë dakord për një platformë bashkëpunimi me LSI-në, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Platforma është e ngritur në 4 shtylla kryesore. Përveç krijimit të koalicionit, partitë bien dakord se Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe: Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe përshpejtimin e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke rikonfirmuar vullnetin se Integrimi Europian është prioritet kombëtar, koalicioni i opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet këtë prioritet.

Partitë e koalicionit opozitar po kështu shprehin vendosmërinë për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Hapi i ardhshëm pas dakortësisë me partitë parlamentare të opozitës është përfshirja në këte marrëveshje e të gjitha partive të koalicionit opozitar që janë aktualisht pa përfaqësim parlamentar.

Për të lexuar platformën klikoni këtu

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi opozita pd platforma e bashkepunimit zgjedhje te parakohshme lsi opozita pd platforma e bashkepunimit zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2019, 17:07

Reforma në Drejtësi e ka fajin

Ka dy lloj reagimesh pas vendimit të një gjykate që i ka hequr dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë.Reagimi i p...