Aktualitet

E trishtë! Shkoi në Itali për t’u kuruar, ndërron jetë në kulmin e karrierës mjeku i njohur, Bledi Nini

25 Nëntor 2020, 09:59 Nga DOSJA
E trishtë! Shkoi në Itali për t’u kuruar, ndërron

ITALI- Mjeku ORL, Bledi Nini ka humbur betejën me COVID19, pasi shkoi për kurim në Itali. Mjeku ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, duke lënë pas një vend bosh në fushën e ORL në Shqipëri dhe Spitalin “Nënë Tereza” ku punonte prej vitesh.

Nini njihej në Shqipëri si një nga specialistët më të mirë në fushën e Otorinolaringologjisë me mbi 20 vite eksperiencë.

Nini u trajtua për disa ditë në Shqipëri, por përkeqësimi i simptomave bëri që familja ta dërgonte atë për një trajtim më të specializuar në Itali, ku pavarësisht ndihmës nga mjekët, ai nuk ia doli.

Nini është mjeku i radhës që ndërron jetë për shkak të komplikacioneve me COVID19.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi nini bledi nini

Sondazh

Poll