Aktualitet

Dhunuan një 17 vjeçar në Dibër, 4 persona shpallen në kërkim

25 Nëntor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Dhunuan një 17 vjeçar në Dibër, 4 persona shpallen në

DIBËR-Katër persona janë vënë në kërkim nga policia e Dibrës pasi kanë dhunuar një 17 vjeçar me sende të forta. 4 të proceduarit dhunuan me sende të forta 17 vjeçarin S.D.

Nën hetim për ngjarjen është dhe 17 vjeçari Xh.D i cili është lënë në gjendje të lirë.

Ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia 4 shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin, XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit: R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne diber dhunim ne diber arrestim ne diber dhunim ne diber

Sondazh

Poll