Aktualitet

U kapën me 5 emigrantë në makinë, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

25 Nëntor 2020, 09:01 Nga DOSJA
U kapën me 5 emigrantë në makinë, arrestohen dy të rinj

TIRANË– Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona të cilët kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 5 emigrantë.

Shtetasit L.N 28 vjeç dhe Th.S 22 vjeç të dy banues në Divjakë transportonin personat kundrejt një fitimi. Policia i sekuestroi automjetin dhe dy aparatet celulare. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 4”. Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare. Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne gjirokaster arrestohen 2 persona ne gjirokaster

Sondazh

Poll