Aktualitet

I dyshuar për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Rrok Pepaj mohon akuzat: Nuk kam lidhje me lëndët n

25 Nëntor 2020, 09:26 Nga DOSJA
I dyshuar për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në

TIRANË– Rrok Pepaj i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe ka bërë rekurs në GJKL për proçesin.

Pepaj deklaron se se parcela me drogë, nuk është në pronësi të tij e se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ndër të tjera ai thotë se përgjegjësia është individuale ndaj kërkon që të hiqen akuzat që janë bërë ndaj tij pasi nuk i kanë paraqitur asnjë provë se ai është i përfshirë në ngjarje.

Përgjegjësia penale është individuale, unë nuk mbaj përgjegjësi për bimët e mbjellura. Nuk kam lidhje me ngjarjen e kultivimit të lëndëve narkotike. Procedura ndaj meje është vetëm hamendësim. Nuk janë treguar provat për këto akuza‘- është shprehur Pepaj.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit, Danjel Pepaj që ende vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Si ndodhi sherri mes të rinjve?

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Më pas, u largua, në një drejtim që ende nuk dihet. Dy kufomat e të rinjve u gjetën ditën e djeshme të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Pranë tyre u gjetën edhe 29 rrënjë kanabisi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rrok pepaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder arrestohet rrok pepaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll