Aktualitet

Dhunoi dhe goditi me mjete të mprehta motrën pas një konflikti në familje, 32 vjeçari në Kukës përfundon në pranga

25 Nëntor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Dhunoi dhe goditi me mjete të mprehta motrën pas një konflikti

KUKËS– Një 32 vjeçar është vënë në pranga të policisë së Kukësit pasi pas një konflikti familjar ka goditur me mjete prerëse motrën e tij. Shtetasi V.Q është arrestuar në flagrancë pasi efektivët u informuan për ngjarjen që po ndodhte brenda familjes.

Ai ka goditur motrën e tij me thikë në krah duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Ai do të përballet me gjykatën për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Njoftimi i Policisë

Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes. Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 32 vjecari dhunon motren ne kukes 32 vjecari dhunon motren ne kukes

Sondazh

Poll