Aktualitet

Polifonia shqiptare 15 vjet në UNESCO/ Ilir Meta: Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të poli

25 Nëntor 2020, 09:57 Nga DOSJA
Polifonia shqiptare 15 vjet në UNESCO/ Ilir Meta: Urimi më i

TIRANË-Presideni Ilir Meta ka përcjell një urim për të gjithë korifejtë e polifonisë shqiptare. Dita e sotme shënon 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e Kryeveprave të trashëgimisë së njerëzimit, të mbrojtura nga UNESCO.

Me anë të një postimi në Facebook Meta ka përcjell urimet e tij, duke publikuar dhe një video të një grupi të njohur Golikut për isot e tij. Ai gjithashtu shkruan se ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar.


Postimi i plotë:

“Sot kam kënaqësinë dhe krenarinë e veçantë të përshëndes 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO! Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë, të cilët në rolet e “Marrësit”, “Prerësit”, “Hedhësit” dhe “Isos” së kësaj kënge, kanë mbajtur gjallë dhe transmetuar këtë traditë të shquar kombëtare, brez pas brezi. Përshëndes kontributin e grupeve krijuese, bartësve, interpretuesve, rapsodëve, studiuesve dhe artistëve të folklorit e kulturës popullore! Ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar. Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë! Lavdi përjetë këngës polifonike!, “-ka shkruar Ilir Meta.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll