Aktualitet

Kapet me 930 kg duhan kontrabandë brenda furgoni, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

25 Nëntor 2020, 08:44 Nga DOSJA
Kapet me 930 kg duhan kontrabandë brenda furgoni, arrestohet

KUKËS– Një 38-vjeçar me iniciale E. A., nga Malësia e Madhe është arrestuar nga Policia e Shtetit për shkak se është kapur me 930 kg duhan, pa faturë shoqërimi. 38-vjeçari ishte duke qarkulluar me një furgon kur është ndaluar nga Policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 930 kg duhan. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Në vendin e quajtur “Ura 6-metrorshe” është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll