Aktualitet

Pas grevës së palës greke hapet Kakavija, makinat në rradhë për të kaluar kufirin

25 Nëntor 2020, 09:04 Nga DOSJA
Pas grevës së palës greke hapet Kakavija, makinat në

KAKAVIJË– Ditën e sotme është hapur pika kufitare e Kakavijës pas 24 orësh grevë që zhvilluan punonjësit e palës greke.

Bëhet me dije se në doganë është krijuar një radhë e madhe makinash dhe automjetesh të transportit te mallrave të cilët janë në pritje për të kaluar në shtetin fqinj.

Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Pika doganore e Kapshiticës është mbyllur, si masë nga qeveria greke për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo pasi disa qytetarë shqiptarë tentuan që të kalonin kufirin me tampone të falsifikuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet kakavija rradhë në kakavijë hapet kakavija rradhë në kakavijë

Sondazh

Poll