Aktualitet

Biznes në rrugët e ITALISË/ U nda me të dashurën, 43-vjeçarja ‘fundosi’ familjen kriminale shqiptare. Shkoi në Polici

24 Nëntor 2020, 21:52 Nga DOSJA
Biznes në rrugët e ITALISË/ U nda me të dashurën,

ITALI-Gjykata italiane ka marrë vendimin për krerët shqiptarë të grupit të prostitucionit që u kapën në vitin 2013. Edmond Gjini, një 40-vjeçar shqiptar, 23-vjeçari italian Riccardo Ruggitiello dhe 30-vjeçari rumun Giorgianna Caprau po përballen me akuzat e drejtësisë italiane janë dënuar me burg pasi akuzohen se kishin prostituuar 20 vajza të reja në rrugët e Italisë. 

Eduard Gjini është dënuar nga Gjykata me 4 vite heqje lirie së bashku me vëllanë e tij Edmondin, ndërsa Petrit Gjini dhe rumuni Simona Mirabela Dragan janë dënuar me 5 vite e katër muaj heqje lirie.  Ndërkohë që për momentin në bankën e të akuzuarve ndodhet i riu italian dhe një 30-vjeçar rumun, të cilët nuk kanë marrë ende dënimet e tyre.

Por si zhvillohej aktiviteti i tyre?

Nga hetimet e bëra rezultoi se grupi ishte në gjendje të menaxhonte të paktën 20 prostituta që shisnin trupat e tyre përgjatë Pontebbana dhe Terraglios. Secila prej vajzave paguante një “qira” për vendin ku edhe qëndronte, e cila përllogaritej 250 eurosh në javë. Në këmbim, “vajzat e natës” merrnin mbrojtje nga organizata për të ushtruar “profesionin e tyre”.

Edmond Gjini menaxhoi grupin për më shumë se një dekadë, por u prangos më 31 janar 2013 dhe u dëbua nga Italia për 10 vite. Dënimi nuk ishte asgjë për të, pasi sipas asaj që u zbulua më vonë, udhëtimet e tij të biznesit në Itali nuk u ndalën kurrë. Sipas mediave italiane, Gjini u tradhëtua e ish e dashura e tij, një 43-vjeçare, e cila denoncoi gjithë çfarë dinte. Pasi u nda me të, Gjini u kujdes që ajo mos të fliste por megjithatë gruaja mori guximin për të denoncuar dhe u shkatërroi grupin e strukturuar. 

Eduard, Petrit dhe kushëriri i tyre Gjovalin Gjini kishin për detyrë të veçantë të garantonin rendin dhe mbrojtjen në rast se vajzat sulmoheshin nga klientët apo nga grupe të tjera. “Xhiron e ditës” e fitonte njëvajzë rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e vëllait tjetër të familjes Gjini, Antonit, dhe dy italianët, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella.

(k.m/i.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond gjini eduart gjini petrit gjini edmond gjini eduart gjini petrit gjini

Sondazh

Poll