Aktualitet

Të veshur si austronautë! Rama publikon pamje nga marrja e tamponit në banesë, pretendimet e qytetarëve bien ndesh me VIDEO

25 Nëntor 2020, 07:33 Nga DOSJA
Të veshur si austronautë! Rama publikon pamje nga marrja e tamponit

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në lidhje me bluzat e bardha. Ai ka publikuar pamjet ku shihet momenti kur qytetarëve iu merret tamponi nga autoritetet shëndetësore. 

“Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë qytetarët që kanë bërë tamponin shpesh herë kanë rrëfyer për epidemiologë të paveshur me pajisjet speciale, ndryshe nga çfarë duket në videon e postuar nga kreu i qeverisë. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll