Politike

Videoja e policit të arrestuar në Malësi/ Lleshaj: Identifikohem me ata që e arrestuan, jo me një pervers

11 Shkurt 2019, 18:25 Nga DOSJA
Videoja e policit të arrestuar në Malësi/ Lleshaj: Identifikohem

Pas videos së publikuar nga mediat, ku efektivi i policisë Berhan Bajrakurti, shfaqej teksa bënte veprime të turpshme në telefon me një të mitur 15 vjeçare, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj justifikohet se policët nuk janë të tij, por të Shqipërisë, ndërsa vetë identifikohet me policët që arrestuan një pervers. Ai shkruan se një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk njollos askënd veç vetes së tij.

Postimi i plotë i Sandër Lleshaj

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar.

Ditën e sotme u publikua një video, ku polici i Malësisë Madhe, Berhan Bajrakurti, shfaqet duke kryer akte të turpshme, dhe më pas ia dërgonte 15 vjeçares së mitur. Pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturës, policia arrestoi Bajrakurtin për kryerje të veprimeve të turpshme me një të mitur. Ky rast skandaloz bëhet i ditur vetëm javë pas zbardhjes së tjetër abuzimi me minorenë, rastit të vajzës 13-vjeçare në Kavajë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berhan bajrakurti ngacmimi seksual i te mitures policia e shtetit sander lleshaj berhan bajrakurti ngacmimi seksual i te mitures policia e shtetit sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2019, 17:07

Reforma në Drejtësi e ka fajin

Ka dy lloj reagimesh pas vendimit të një gjykate që i ka hequr dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë.Reagimi i p...