Aktualitet

Vrasja e ish-policit, Bilali u qëllua 15 herë me silenciator, targat e Benz-it, të falsifikuara

31 Janar 2019, 14:51 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit, Bilali u qëllua 15 herë me silenciator, targat e

TIRANË-Detaje të reja dalin për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, ngjarje që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Selitës në kryeqytet.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët e ndoqën Bilalin nga Vasil Shanto deri në Selitë. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin  kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz.

Po ashtu, mësohet se ndaj tij është qëlluar plot 15 herë. Makina ku ndodheshin autorët, Mercedes Benz ishte me targa të falsifikuara, ndërkohë që vijon kqyrja e kamerave  të sigurisë të bizneseve në vendin ku ndodhi ngjarja.

Arben Bilali u ekzekutua ditën e djeshme. Ish-polici i FNSH jetonte prej vitesh i ngujuar, pasi i janë vrarë më herët dy vëllezërit e tij, Bujar Bilali në 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, për shkak të konflikteve që familja Bilali ka patur me familjen Xhabafti.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali bujar bilali hakmarrja bilali-xhabafti leonard bilali vrasja e ish-policit vrasja ne selite arben bilali bujar bilali hakmarrja bilali-xhabafti leonard bilali vrasja e ish-policit vrasja ne selite

Sondazh

Poll