Aktualitet

Itali/ Kapen 650 kg kokainë në Livorno, arrestohet shqiptari ‘sekser’ (Emri+Foto)

30 Janar 2019, 11:08 Nga DOSJA
Itali/ Kapen 650 kg kokainë në Livorno, arrestohet shqiptari

ITALI- 650 kilogramë kokainë e sekuestruar dhe 5 të arrestuar. Ky është rezultati i operacionit Low Cost, i zhvilluar nga Policia Italiane, DEA, dhe forcat speciale. Droga ishte e ndarë në 582 qese të vogla dhe kishte si vend origjine vendet e Amerikës Latine. Në prangat e Policisë ka rënë edhe shqiptari Dorian Petoku, 31 vjeç. Ai luante rolin e negociatorit mes trafikantëve në Amerikën Latine dhe atyre në Itali.

Në prangat e policisë kanë rënë: Salvatore Casamonica, aktualisht në burg; Silvano Mandolesi, në arrest shtëpie; Tomislav Pavlovic, shtetas malazez dhe Marcello Schianffini, gjithashtu në arrest shtëpie dhe Dorian Petoku. Droga do të transportohej në një avion privat, dhe në çdo rrugë të avionit duhet të kalonte 1 ton drogë. Bashkë me drogën do të ngarkohej edhe kafe për të ngatërruar qenin anti-drogë gjatë kontrollit. Operacioni po vijon dhe në Lazio, Toskana dhe Shqipëri.

Policia e Shtetit njofton se ështëe arrestuar një 31-vjeçar, i cili do të ekstradohet në Itali.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit
Operacioni ndërkombëtar i koduar “Brasile Loë Cost”, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, ndalohet i kërkuar i drejtësisë italiane

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë reale të informacioneve, mes Strukturave operacionale tē Departamentit tē Policisë Kriminale, Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme me Repartin e II-të të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza u lokalizua dhe arrestua në Tiranë një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana.

Gjykata e Romës, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në bashkëpunimin të ngushtë me partnerët për të goditur dhe çuar para drejtësisë personat që ushtrojnë veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari dorian petoku kokaine nga amerika latine operacioni low cost arrestohet shqiptari dorian petoku kokaine nga amerika latine operacioni low cost

Sondazh

Poll