Aktualitet

Basha në protestën e Astirit: Ka ardhur koha të rrëzojmë qeverinë Rama

31 Janar 2019, 17:16 Nga DOSJA
Basha në protestën e Astirit: Ka ardhur koha të

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbërmjen e sotme ishte i pranishëm në  protestën e banorëve të Astirit. Në ditën e 89-të të protestës banorët e Astrit kërkuan me ngulm anullimin e projektit të “Unazës së Re”pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.

Banorët nuk i ndalën thirrjet e tyre duke u shprehur se Rama dhe Veliaj janë pjesë e qeverisë së krimit.

Kreu i PD-së deklaroi në krahë të banorëve se këtij mali të arrogancës, vjedhjes, korrupsionit, fyerjes së shqiptarëve ka ardhur koha t’i jepet një grusht në zemër dhe ta shembim në tokë.

Në këtë situatë të rëndë opozita ka kryer detyrën e saj, dhe sot iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen kundër kësaj të keqeje pasi Veliaj ka ndërmarrë edhe dy akte të tjera korruptive, njëra ka të bëjë me dhënien e pronës publike tek Policia Bashkiake dhe tjetra me dhënien me koncension të parkingjeve.

Këtij mali të arrogancës, vjedhjes, korrupsionit, fyerjes së shqiptarëve ka ardhur koha t’i japim një grusht në zemër dhe ta shembim në tokë. Këtë mund ta bëjnë vetëm qytetarët e bashkuar të cilët nuk ka forcë që t’i ndalojë. Ju bëj thirrje të marrim në dorë fatin tonë me datë 16 shkurt duke u bashkuar dhe shembur sistemin korruptiv të Edi Ramës. Nuk do t’ju jepet mundësia që t’i shpëtojnë drejtësisë duke ikur nga vendi, me drejtësinë e re që do të vijë Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vendin tek 313-ta”, tha Basha.

Opozita në 16 shkurt ka paralajmëruar se do të zhvillojë protestën e parë kundër qeverisë Rama.  Sipas tyre protestat do të vijojnë edhe gjatë pranverës.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet astir banoret basha protesta rama veliaj astir banoret basha protesta rama veliaj

Sondazh

Poll