Aktualitet

Lavazheri rumun padit shqiptarët në Angli: Laja 400 makina në ditë falas

31 Janar 2019, 11:50 Nga DOSJA
Lavazheri rumun padit shqiptarët në Angli: Laja 400 makina në

ANGLI– Një ish-punonjës lavazhi në Britani ka paditur tre shqiptarë pasi sipas tij e kanë detyruar që të punonte falas në lavazhin e tyre.


Nicolai Candelea, një rumun i ardhur në Britani thotë se ndaj tij është kryer krim i skllavërisë moderne. Ai thotë se ka punuar për një javë me vëllezërit Saimir dhe Benard Lleshi, bashkë me kushëririn e tyre, Adriatikun, por kurrë nuk u pagua për punën e bërë, shkruan BBC.


Sipas rumunit, shqiptarët e detyruan që të jetonte në një shtëpi me 13 persona të tjerë, të punonte nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30 duke larë afro 400 makina në ditë.

Ndërkohë që avokati i shqiptarëve ka thënë se rumuni ka ekzagjeruar gjithçka. Sipas shqiptarëve, rumuni nuk ishte paguar pasi ata kishin paguar kostot që ai të shkonte në Angli. Ndërkohë që gjyqi ende vazhdon, pasi rumuni nuk është tërhequr nga pretendimet e tij.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lleshi benard lleshi lavazhieri rumun nicolai candelea saimir lleshi shqiptaret ne angli adriatik lleshi benard lleshi lavazhieri rumun nicolai candelea saimir lleshi shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll