Aktualitet

Një javë nga skadimi i afatit, katër prokurorë të tjerë dorëzojnë kandidaturën për SPAK

31 Janar 2019, 19:42 Nga DOSJA
Një javë nga skadimi i afatit, katër prokurorë të

TIRANË- Teksa edhe një javë ka mbetur deri në përfundimin e afatit për për garën e SPAK, katër prokurorë të rinj kanë dorëzuar kandidaturën e tyre.

Bëhet fjalë për: Eneid Nakucin, Edvin Kondilin, Dolorez Musabelliu dhe Eugen Beci.

Nakuçi, ka hetuar dosjet e grabitësve të blindave me para në aksin Kashar-Rinas, dosjen e Arben Frrokut, dosjen Balili dhe ish prokuror i dosjes Shullazi. Ndërsa prokurori Edvin Kondili njihet si prokuori i dosjes së 613 kg kokainë të kapur në kontenierin e bananeve në maminas, dosjes Xibraka, Lazarati ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha, grupit të Admir Tafilit si dhe dosjes së rrëmbimit e zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Deri më tani kandidaturat e tyre i kanë dorëzuar prokurorët: Klodian Braho, Besnik Muçi dhe Anton Martini. Deri më tani në SPAK janë 7 vende bosh.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.
SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet dolorez musabelliu edvin kondili eneid nakuci eugen beci spak dolorez musabelliu edvin kondili eneid nakuci eugen beci spak

Sondazh

Poll