Aktualitet

‘Crazy speed’ në Vlorë, drejtori i Mjedisit përplas 11 makina, shpëton për mrekulli

31 Janar 2019, 11:42 Nga DOSJA
‘Crazy speed’ në Vlorë, drejtori i Mjedisit përplas

VLORË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mesnatës së sotme në rrugën Transballkanike.

Një makinë tip Benz, e drejtuar nga Kreshnik Lilaj, drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit ka përplasur 11 makina që qëndronin të parkuara.

Për fat të mirë, Lilaj ka shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës ku po merr trajtim mjekësor.

Siç shihet në pamje, makina e Lilajt vjen me shpejtësi dhe pasi përplaset me një pengesë fluturon në ajër. Më pas, Benzi përplaset me makinat e tjera.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia shumë e lartë. Ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore kreshnik lilaj shpejtesi e larte transballkanikja aksident ne vlore kreshnik lilaj shpejtesi e larte transballkanikja

Sondazh

Poll